Deputetet e opozitës pasi kanë mbyllur mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, vendosën të vijonin me skenarin e vitit të kaluar, atë të bllokimit të punës në komisione.

3 komisione parlamentare; Komisioni i Ligjeve, Komisioni i Jashtëm, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese po mbahen online.

Kujtojmë se dje, në nisje të sesionit parlamentar, opozita nuk është tërhequr nga skenari i bllokimit të punimeve të seancës plenare. Seanca e djeshme zgjati rreth 20 minuta, ndërsa këtë herë në sallë nuk u hodhën tymuese, por vetëm u përdor një zhurmuese nga ana e deputetëve të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *