onfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme.

18-vjeçari Daniel Rika nga Lushnja humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.

I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës, ndërsa mësohet se i përkiste spektrit autik.

“Daniel Rika 18-vjeç, në nxitim për të dalë nga banesa është rrëzuar duke humbur jetën. Nuk merrte kurim për ndonjë sëmundje, por i përkiste spektirit autik. Trupi ndodhet në morg dhe do të tërhiqet nga familjarët për të kryer nderimet e fundit”, ka raportuar për RTV4+ gazetari Julian Kasapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *