Eranit Arapi 34 vjeç nga fshati Kryekuq i Divjakës është ndaluar pasditen e djeshme nga policia. 34 vjeçari jetonte me një 14 vjeçare nga Rroskoveci prej marsit të vitit të shkuar, madje kishte bërë edhe dasmë. Por historia e dashurisë nuk është kaq e thjeshtë, pasi prinderit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje të vazhdojë. Ata kanë shkuar për t’a marrë vajzën edhe pse ajo nuk ka dashur. Sipas prindërve të Arianitit nusja ka jetuar prej 15 marsit dhe dje e ka marrë policia bashkë me djalin.
Bukurie dhe Agim Arapi tregojnë historinë e ndaluar të dashurisë për dy të rinjtë me diferencë prej 20 vjetësh, por që sipas tyre jetonin të lumtur. Dasma e të rinjve është bërë në 29 gusht.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”rcaLMy41ftA”]
