Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 18 miliardë lekë për bujqësinë dhe zhvillimin rural. Investimet në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, mbështetja për prodhimin vendas dhe formalizimi i sektorit ishin në fokus të një bashkëbisedimi mes Ministrit të Bujqësisë Andis Salla me operatorët e pikave të grumbullimit në Lushnjë.
Në diskutim u trajtuan prioritetet e financimit për sektorin bujqësor, si dhe nevoja për forcimin e bashkëpunimit mes fermerëve, grumbulluesve dhe agropërpunuesve.
Një tjetër element i rëndësishëm është dyfishimi i fondit për kompensimin prej 10% të autofaturave, një masë që synon të nxisë formalizimin e sektorit dhe të rrisë vlerën e produkteve bujqësore vendase, tha Ministri.




