Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga hyrja e zonës së plazhit të Divjakës, ku evidenton gjendjen e amortizuar të pedonales prej druri që përshkon pyllin me pisha të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Sipas deputetit mungesa e mirëmbajtjes e ka kthyer këtë hapësirë e cila duhet të shërbejë si atraksion turistik në një rrezik për vizitorët që e frekuentojnë. Ai e ironizon gjendjen e saj duke thënë se çdo hap mbi dërrasa është një lojë fati.

Korreshi i drejton një thirrje Bashkive Divjakë dhe Lushnjë që të ndërhyjnë për riparimin dhe mirëmbajtjen e pedonales, tashmë që sezoni turistik ka përfunduar. Sipas tij kjo hapësirë duhet të jetë e sigurt për qytetarët dhe turistët që vizitojnë parkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds