Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Berat–Dimal, në fshatin Moravë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje një 63-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. Nga aksidenti ka mbetur e dëmtuar edhe një këmbësore, 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15, ndërsa në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds