Promovimi i librit me poezi “Pesha e Viteve” të shkrimtares Ina Kola u organizua në ambientet e bibliotekës së qytetit të Lushnjës, ku morën pjesë shkrimtarë dhe qytetarë lushnjarë. Ky është libri i dytë i autores i cili tregon përmes vargjeve gjurmët e rrugëtimit të saj ndër vite.

Shkrimtarja shprehet se vitet kanë peshën e përjetimeve tona, të njerëzve dhe të ëndrrave që na mungojnë. Një varg mund të thotë atë që një bisedë e gjatë nuk mund ta shprehë, pasi poezia është mënyra për të folur me veten, por edhe për t’u afruar me të tjerët.

Zhaneta Këmbora Kryetare e Shoqatës “Myzeqeja” e vlerësoi librin si një tjetër prezantim të autores, me stilin e saj unik të poezisë, që kuptohet lehtë nga publiku.

Ndërsa Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve në Lushnjë Emine Boriçi tha se “Pesha e Viteve” është një libër për të gjithë, jo vetëm për një moshë të caktuar.

Autorja shpreson që lexuesit të gjejnë në vargjet e saj mendime dhe kujtime të tyre, pasi siç shprehet ajo nëse kjo ndodh, fjalët e saj e kanë përmbushur qëllimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *