Finalizohet operacioni policor i koduar “Këmbimi” në Fier. Një 34-vjeçar është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetas rezident në Itali për t’i marrë borxhin.

Sipas policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë dy automjete në këmbim të borxhit. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një armë neuroparalizuese.

Në kuadër të operacionit, policia sekuestroi dy automjetet dhe armën neuroparalizuese. Sipas autoriteteve, të dy personat e përfshirë kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas njoftimit zyrtar Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një 28-vjeçari, se ishte kanosur nga 2 shtetas, për dhënien e një shume parash, finalizuan operacionin e koduar “Këmbimi”, në kuadër të të cilit, u vu në pranga shtetasi F. S.(H.), 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M.(F.), 37 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë kanosur 28-vjeçarin që t’iu jepte shumën e parave që pretendonin se iu kishte borxh. Në këmbim, 28-vjeçari ka udhëzuar vëllanë e tij, për t’i dhënë në Lushnjë, 34-vjeçarit, 2 automjete.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds