Një alarm i rremë është konstatuar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë, pas mbërritjes së një emaili kërcënues në këtë institucion.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit në ambientet e gjykatës kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës të cilët kanë nisur procedurat e verifikimit për të garantuar sigurinë e personelit.
Fillimisht policia ka bërë evakuimin e punonjësve të gjykatës dhe më pas ka ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjitha ambientet e institucionit.
Verifikimet janë kryer si nga efektivët ashtu edhe me ndihmën e qenit të specializuar për zbulimin e lëndëve eksplozive.
Pas përfundimit të kontrollit nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë dhe ka rezultuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Në përfundim të verifikimeve, personeli është rikthyer në ambientet e gjykatës për të vijuar normalisht punën.
