Janë ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj shtetasve të dyshuar për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Në kuadër të kësaj çështjeje, për 11 persona është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa për tre të tjerë janë caktuar masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Sipas njoftimit të policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Transaksioni 2”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u bë ekzekutimi i urdhrave të prokurorit, në zbatim të vendimit të gjykatës, për 14 shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Në zbatim të vendimit të gjykatës, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit:

E. Dh., 55 vjeç, H. Sh., 58 vjeç, E. I., 34 vjeç, A. I., 45 vjeç, L. T., 27 vjeç, L. Z., 57 vjeç, F. D., 67 vjeç, V. B., 58 vjeç, R. S., 39 vjeç, D. A., 36 vjeç dhe Ç. S., 38 vjeç, banues në Fier dhe Tiranë.

Për shtetasin Ç. S., nisi procedimi penal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë sportive tip pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 3 shtetase të tjera.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në njësitë tregtare dhe banesat e shtetasve të përfshirë në hetim, u gjetën dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në monedha të ndryshme, konkretisht:

* 4 461 000 lekë;

* 92 390 euro;

* 8 215 paund;

* 19 022 dollarë;

* 220 franga;

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds