Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lushnjë ka nisur vitin e ri arsimor 2026–2027 me një koncert simbolik në ambientet e jashtme të qendrës, ku fëmijët sollën këngë, muzikë dhe valle.

Me energjinë dhe entuziazmin e tyre ata i dhanë një nisje të veçantë vitit të ri duke sjellë emocione dhe duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e artit dhe kulturës në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Këtë vit hapja ishte edhe më e veçantë për Qendrën Kulturore të Fëmijëve, pasi dy prej këngëtarëve të saj morën pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës Popullore për Fëmijë. Rei Korreshi u vlerësua me çmimin e parë, ndërsa Ajsel Kamani me çmimin e dytë duke dëshmuar nivelin dhe punën e talenteve të kësaj qendre, tha Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Saimir Bahja.

Drejtori falenderoi prindërit dhe fëmijët për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Një fillim i bukur për një tjetër vit plot ëndrra, ngjyra dhe talente, ku skena e Qendrës Kulturore të Fëmijëve do të vijojë të jetë hapësira ku fëmijët mësojnë, krijojnë dhe shprehin pasionin e tyre për artin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds