Kryetari i grupit të opozitës në Këshillin Bashkiak të Lushnjës Klement Çela denoncoi një tjetër rast, sipas tij të asaj që e cilëson si “masakër mjedisore” në Bashkinë Lushnjë.

Sipas Çelës automjetet e bashkisë po depozitojnë mbetje në zonën e ish-Rezervave të Shtetit e cila është një lagje e banuar. Edhe pse mbetjet deklarohen si të gjelbra, Çela pretendon se në këtë hapësirë depozitohen edhe mbetje të tjera duke përbërë rrezik për banorët.

Ai thotë se problematika është denoncuar disa herë së bashku me Saimirin, por pas çdo denoncimi mbetjet zhvendosen në zona të tjera.

Çela ngre gjithashtu shqetësimin për situatën në landfillin e Fierit, ku sipas tij Bashkia Lushnjë është bashkëkontraktore, por kapacitetet e landfillit janë të tejmbushura.

Kryetari i grupit të opozitës i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masat për ndalimin e depozitimit të mbetjeve në zonat e banuara.

Bashkia sqaron se ndërmarrja kryen çdo ditë mbledhjen e mbetjeve të depozituara jashtë koshave, përmes kamionçinave. Më pas, mbetjet ngarkohen në mjete të përshtatshme dhe transportohen drejt Landfillit të Fierit, ku bëhet depozitimi i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds