Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, pas mbledhjes së qeverisë, ka bërë me dije se nisma “Prania Besnike” do të aplikohet tashmë edhe për ministrat.

“Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e premte e javës së ardhshme, ‘Prania Besnike’ do të shtrihet edhe në nivel ministrash, ku secili prej tyre do të bëjë të ditur kalendarin e vet të takimeve, për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të qenë një vlerë e shtuar e komunikimit transparent të ministrit direkt me qytetarët”, deklaroi Ismaili.

Sipas saj, takimet do të shërbejnë për të evidentuar dhe ndjekur nga afër problematikat apo çështjet që kërkojnë vëmendjen e ministrit dhe ndërhyrjen e institucioneve. Ismaili theksoi se kjo nismë synon të forcojë komunikimin e drejtpërdrejtë dhe transparent mes ministrave dhe qytetarëve, duke u dhënë këtyre të fundit mundësi për të adresuar problematikat e tyre pranë drejtuesve të ministrive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds