Donald Trump është bërë presidenti i parë amerikan në detyrë që shfaqet në një monedhë të Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Thesarit ka njoftuar daljen e një monedhe speciale 1-dollarëshe, të krijuar për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.

Në monedhë është vendosur portreti i Trumpit, së bashku me motivet historike “Liberty” dhe “In God We Trust”. Monedhat përbëhen kryesisht nga bakri, me përzierje zinku, mangani dhe nikeli.

Botimi i veçantë ka tërhequr interes të madh nga publiku. Sipas të dhënave të publikuara, stoku i monedhave në faqen zyrtare të prerjes është shitur plotësisht brenda pak orësh.

Ligji federal amerikan ndalon vendosjen e personave të gjallë në kartëmonedha. Për monedhat përkujtimore, megjithatë, administrata është mbështetur në një hapësirë ligjore të krijuar në vitin 2020.

Një rast i mëparshëm lidhet me vitin 1926, kur presidenti Calvin Coolidge u shfaq në monedhën gjysmëdollare të lëshuar për 150-vjetorin e SHBA-së, së bashku me presidentin e parë amerikan, George Washington.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *