Mungesa e tregut ndër vite dhe çmimi jo i leverdisshëm i rrushit në Luar të Roskovecit ka bërë që numri i kultivuesve të vreshtave të përgjysmohen , ndërsa shumë prej tyre i kanë braktisur pẽr t’i kthyer nē ullishte. Kultivuesit e paktë qē kanē mbetur kanẽ pohuar se këte vit prodhimi ēshtē i bollshēm dhe tregun e kanë siguruar me shoqërine e tyre.

Ata pohojne gjithashtu se çmimi prej 600 lekesh pēr kilogramē nuk arrin tẽ mbulojẽ kostot ndẽrsa kẽrkojnē dhe njẽ pikẽ grumbullimi ne zonẽ .

Dikur kjo zonẽ numẽronte rreth 50 vreshtare , ndẽrsa sot numri i tyre ẽshtẽ pẽrgjysmuar. Kultivuesit thone se çmimi i ulẽt ndẽr vite dhe mungesa e nje tregu tẽ sigurt i ka penalizuar tẽ mos shtojnẽ sipẽrfaqet me vreshta, dhe me mjaft sakrifica te arrijnë të mbajne sipẽrfaqet qẽ disponojne prej vitesh.

Sipas tẽ dhẽnave zyrtare nga Drejtoria e Bujqẽsisẽ nẽ Fier nẽ njẽsinë administrative Kuman ndodhen 26.6 ha e kultivuar me vreshta, ndērsa prodhimi vjetor arrin nẽ 372 tonẽ. Sipas fermerëve  edhe para viteve 90- tẽ nẽ kẽtẽ zonẽ siperfaqet e mbjella me vreshta zinin një pjesë te konsiderueshme te territorit, ndërsa sot kjo traditë po shkon drejt shuarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds