Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni është rrëzuar nga lartësia teksa po punonte për instalimin e një linje interneti në rrugën “Shote Galica”, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa dyshohet se shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, ka rënë nga një shtyllë gjatë punës. Punonjësi është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds