32 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës. Protesta vijon të sjellë në shesh qytetarë edhe pse të paktë, qytetarë që protestojnë kundër projektit të reformës administrative territoriale të propozuar nga PS. Reforma e shkrin bashkinë e Divjakës me Lushnjes duke humbur jo vetëm institucionin,por edhe identitetin. Sipas banorëve që kanë folur, qëndresa e tyre nuk është marrë parasysh nga drejtuesit vendorë dhe qendrorë, të cilët e kalojnë me statuse në Facebook përgjigjen për banorët e Divjakës që protestojnë!
Mbrëmjen e sotme nuk ka ikur energjia elektrike por banorët shprehen se presioni për të mos protestuar është tepër i madh. Edhe mbrëmja e 32 e protestës i mbyll me marshimin në rrugët e qytetit ku nuk munguan thirrjet kundër qeverisë për shkrirjen e bashkisë Divjakë.
