Tre mjekë të maternitetit të Pogradecit, Blerta Delija, Saimir Çela dhe Anri Topi, janë vënë nën hetim pas vdekjes së një 36-vjeçareje, 7 muajshe shtatzënë, e cila u paraqit në gjendje të rënduar shëndetësore në maternitetin e Pogradecit dhe humbi jetën gjatë transportit drejt Elbasanit.

Gruaja, e identifikuar me inicialet M. K., u paraqit mbrëmjen e 30 gushtit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe, pas ekzaminimit nga tre mjekët, u nis me autoambulancë për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Gjendja e saj u përkeqësua gjatë rrugës, duke bërë që të dërgohej në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku mjekët konstatuan se kishte humbur jetën. Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Korçës, ndërsa ndaj tre mjekëve ka nisur procedimi penal për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds