Prej disa orësh, dhjetëra qytetarë dhe drejtues automjetesh po presin nën diellin përvëlues në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, si pasojë e një problemi teknik në sistemin e regjistrimit të palës greke.

Sipas burimeve nga PKK Qafë Botë, është bllokuar përkohësisht regjistrimi i personave dhe automjeteve në anën greke, duke shkaktuar radhë të gjata dhe vonesa në përpunimin e kalimeve kufitare.

Pas komunikimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke, është konfirmuar se sistemi elektronik i palës greke ka pësuar një defekt teknik.

Aktualisht specialistët po punojnë për rikthimin e tij në funksion, ndërsa qytetarët vijojnë të qëndrojnë në pritje, nën temperatura të larta, deri në normalizimin e situatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds