Etnomuzikologu Vasil Sofokli Tole ka reaguar pas premierës së filmit “Odiseja”, duke bërë të ditur se ka qenë pjesë e punës kërkimore për kolonën zanore të këtij produksioni.
Përmes një postimi në Facebook, Tole shpreh mirënjohjen për kompozitorin e filmit, Ludwig Göransson, fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit “Oppenheimer”, i cili, sipas tij, e përfshiu në grupin e ekspertëve për studimin e traditave muzikore të përdorura në realizimin e kolonës zanore.
Në reagimin e tij, ai vlerëson qasjen e regjisorit Christopher Nolan dhe talentin e Göransson, duke theksuar se interesi i tyre u shtri edhe te traditat shumëshekullore të muzikës shqiptare, veçanërisht te trashëgimia vokale e Labërisë dhe Toskërisë.
Tole e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për promovimin e muzikës shqiptare në një prej produksioneve më të mëdha të kinematografisë botërore.
Postimi i plotë:
“Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së kësaj filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të njohurive të muzikës në këtë film.
Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak iz Goransson (fitues i çmimit të OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tij të natyrshme të kthehej edhe nga traditat muzikore të mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale.
Padyshim, përfshirja e tire në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim i vlerave të mira të muzikës artistike të popullit tonë. Përgëzime të Goranëve ustallarëve tanë janë ata që kanë thënë për këtë Homerik!”, shkruan Tole.

