Për të gjashtin vit radhazi Shkolla Verore e organizuar nga Bashkia Lushnjë ka përfunduar me sukses, pas 10 ditësh aktivitetesh, lojërash dhe trajnimesh të zhvilluara nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Sipas përgjegjësit të Qendrave Komunitare Arbër Kuka këtë vit interesi ishte më i lartë se në vitet e mëparshme, ndërsa pati kërkesa për pjesëmarrje edhe nga fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ai theksoi gjithashtu se Bashkia synon të zgjerojë këtë projekt edhe me organizimin e një shkolle dimërore.

Edhe të rinjtë pjesëmarrës u shprehën të kënaqur me eksperiencën e fituar duke vlerësuar aktivitetet, trajnimet dhe mundësinë për të krijuar njohje të reja.

Në përfundim të shkollës verore pjesëmarrësit u pajisën me certifikata nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa gjatë një ceremonie simbolike të organizuar në ambientet e bashkisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds