Çmimet e karburanteve në vend kanë pësuar një rritje të menjëhershme ditën e sotme. Ky shtrenjtim vjen si pasojë direkte e tensioneve ndërkombëtare dhe prishjes së armëpushimit në Gjirin Persik, çka ka reflektuar një rritje të rrufeshme të çmimit të ari të zi në bursat botërore, me efekt të menjëhershëm në tregun tonë vendas.

Konkretisht, në pikat e karburanteve në Lushnjë, një litër naftë tregtohet sot me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte vetëm një ditë më parë. I njëjti trend rritës është vënë re edhe tek benzina, e cila sot ka kapur vlerën e 182 lekëve për litër, krahasuar me 178 lekë që kushtonte dje.

Kujtojmë se që nga momenti kur Bordi i Transparencës u shkri, duke ia lënë çmimet në dorë tregut të lirë, rritja e naftës ka qenë e vazhdueshme dhe e pakontrolluar. Pa një mekanizëm rregullator, çdo luhatje e jashtme po shkarkohet menjëherë në xhepat e konsumatorëve.

Kjo situatë e re ka gjetur të papërgatitur drejtuesit e mjeteve dhe bizneset lokale në Lushnjë, të cilët rrezikojnë të përballen me një efekt zinxhir në rritjen e të gjitha kostove të jetesës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds