Screenshot

Mes reagimeve që ka sjellë ngjarja e rëndë e dhunimit të një 17-vjeçareje në Fier kanë folur edhe prindërit e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira në këtë rast.

Ata tregojnë se ngjarjen e kanë mësuar fillimisht përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tyre.

Me lot në sy nëna e 15-vjeçares i kërkon falje publike vajzës së dhunuar dhe familjes së saj duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur.

Prindërit bëjnë me dije se vajza e tyre është diagnostikuar 3 muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe se prej kohësh kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj.

Përballë pamundësive ekonomike për të financuar trajtimin e specializuar, familja u bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërhyjnë dhe të ndihmojnë në kurimin e vajzës, me shpresën se ajo do të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor dhe psikologjik.

Ndërkohë ka reaguar edhe nëna e 17-vjeçares së dhunuar që tregon kalvarin njëmujor që familja ka përjetuar që nga denoncimi i rastit, duke treguar se vajza e saj vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike. Mes dhimbjes, ajo kërkon që drejtësia të veprojë me vendosmëri dhe autorët e përfshirë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds