Qindra tonë shalqinj rrezikojnë të mbeten pa u tregtuar në Frakull të Fierit. Mungesa e tregut dhe bllokimi i eksporteve kanë lënë prodhimin në ara, ndërsa fermerët thonë se po përballen me humbje të mëdha dhe rrezik falimentimi.

Fermerët thonë se kanë investuar me kredi dhe se pa treg për prodhimin rrezikojnë falimentimin. Sipas tyre nëse situata nuk ndryshon do të detyrohen ta hedhin prodhimin.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje nga shteti për hapjen e tregjeve të eksportit dhe mbështetje për bujqësinë. Në të kundërt paralajmërojnë se shumë familje do të braktisin tokën, pasi nuk mund të përballojnë më kostot e prodhimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds