Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu kodrat e Hekalit, në Bashkinë Mallakastër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me shkurre dhe ullinj. Flakët shpërthyen rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe megjithëse vatra e parë u neutralizua nga shërbimet zjarrfikëse, era e fortë bëri që zjarri të riaktivizohej disa herë gjatë ditës duke e bërë operacionin të vështirë dhe të zgjatur.

Sipas Drejtorit të repartit zjarrfikës të Bashkisë Mallakastër Mandi Aliaj në operacion u angazhuan 8 automjete zjarrfikëse, dy autobote uji dhe mbi 40 forca nga Mallakastra dhe Fieri edhe efektivë të Forcave të Armatosura. Për shkak të përhapjes së flakëve drejt territorit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe terrenit të thyer malor, në operacion u angazhua edhe një helikopter i Forcave të Armatosura i cili ndërhyri nga ajri për të ndihmuar izolimin e vatrave.

Sipas autoriteteve, nga zjarri u dogjën dhjetëra hektarë me shkurre dhe qindra rrënjë ulliri, ndërsa disa pjesë të Parkut Arkeologjik të Bylisit u prekën nga flakët. Pas ndërhyrjes intensive që zgjati gjatë gjithë ditës, helikopteri dhe forcat në terren arritën ta vënë zjarrin nën kontroll. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë monitorimin e zonës për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave për shkak të erës së fortë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds