Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë operacionit antidrogë të koduar “Implikimi”, pasi u kap me sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, të dyshuara për shitje.

Sipas policisë, i arrestuari, shtetasi Erald Tafani u ndalua pranë një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë cannabis sativa, 930 euro të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal, si dhe automjeti i tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se 35-vjeçari i kishte siguruar lëndët narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytetin Studenti.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale që lidhet me furnizimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”.

Sekuestrohen 833 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe 576 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, shumë eurosh e përfituar nga shitja e tyre dhe automjet.

Arrestohet 35-vjeçari që u kap në afërsi të një njësie pushimi, në Bërzhitë, me sasi të këtyre lëndëve, me vete, me qëllim shitjen.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Policia e Tiranës, me fokus identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që individualisht ose në grupe, janë përfshirë në sigurimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Gjatë operacionit u ndalua në afërsi të një njësie pushimi, në fshatin Bërzhitë, dhe u vu në pranga shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, atij iu gjetën:

-833 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike. Lëndët dhe paratë u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e të arrestuarit.

Nga hetimet dyshohet se ai i kishte siguruar lëndët narkotike, me qëllim shitjen në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën ku u kap dhe në Qytet Studenti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds