Është caktuar data për zhvillimin e seancës së parë paraprake në çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballukut dhe të pandehurve të tjerë.
Seanca do të mbahet më 11 dhjetor, ku pritet të nisë shqyrtimi paraprak i çështjes në gjykatë.
“Nisur nga interesi i lartë publik dhe mediatik, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar bën me dije se, më datë 16.11.2026, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë kësaj gjykate kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 136, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurve: Belinda Balluku, Viola Haxhiademi, Evis Berberi, Ergys Verdho, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Genti Raça, Miranda Shkurti, Jetmira Dervishi, Mirzeta Kashnica, Jonida Çeçe, Klarita Konomi, Arbër Troka, Adja Strazimiri, Anila Sulollari, Adrian Kroi, Gëzim Noni, Nikollaq Mihali, Eduart Agalliu, Arlinda Gordani, Denis Xhoxhi, Dhurata Lazaj, Joana Bushi, Igli Tare, Pandeli Carapuli, Arbër Abazi, Personi juridik “Alko Impex General Construction” dhe Personi juridik “Eurocol” sh.p.k.”. Seanca paraprake është caktuar për t’u zhvilluar më datë 11.12.2026, ditë e premte, ora 10:00”, njofton gjykata.




