Në vitin 2025, bujqësia dhe një kontribut negativ në rritjen ekonomike, me 0.3 pikë përqindje, sipas të dhënave të INSTAT.

Informacioni më i detajuar po nga INSTAT tregon se aktiviteti i serrave ka qenë në rënie, po ashtu dhe gruri, frufrutorët, ullinjtë. Aktivitetet me rritjen më të fortë ishte tek perimet e njoma dhe bimët medicinale.

Në vitin 2025, prodhimi bujqësor në vend, shënoi vlerën 9.731.031 tonë.

  • Drithërat arritën në 623.957 tonë, me nivelin më të lartë të prodhimit në Qarkun Fier me 144.404 tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
  • Perimet regjistruan një prodhim prej 1.445.286 tonë, me rritje 1,5%, krahasuar me një vit më parë. Fieri, Tirana dhe Berati janë qarqet me prodhimin më të lartë me rreth 62%.
  • Prodhimi i grurit shënoi rënie me 10,1%, ndërsa elbi shënoi rritje me 13,6%, duke arritur në 27.027 tonë.
  • Bimët medicinale shënuan rritje përkatësisht me 9,6%, ndërsa prodhimi i patates ka pësuar rënie me 7,2%.

Prodhimi në serra

  • Prodhimi në serra përfaqëson 22,1% të perimeve gjithsej, por me një rënie nga viti i kaluar prej 0,9%.
  • Qarku Fier (me 155.905 ton), kontribuon me 48,7% dhe Berati (me 97.648 ton) me 30,5% të këtij prodhimi. Qarqet Dibër dhe Lezhë paraqesin një tendencë në rritje krahasimisht me vitin e kaluar, me respektivisht 16,3% dhe 5,1%.

Struktura e perimeve

  • Perimet e njoma përbëjnë 65,8% të prodhimit total, duke shënuar një rritje prej 1,07%, krahasuar me vitin e kaluar.
  • Perimet e thata kanë pësuar rënie, krahasuar me vitin 2024, me 6,7% të prodhimit të kësaj kategorie.
  • Kategoria e bostanoreve, për vitin 2025 arriti prodhimin prej 366.675 tonë, duke shënuar rritje prej 5,7%, krahasuar me vitin 2024.

Drufrutorët

  • Prodhimi i pemëve frutore ishte 253.450 në vitin 2025, duke pësuar rënie prej 12.8%. Nivelin me të lartë të prodhimit e vërejmë në Qarkun Korçë si kontribuesin kryesor (66.178 tonë), pasuar nga Elbasani dhe Fieri.
  • Në grupin e pemëve farore, molla zë peshën kryesore me 81,8% të prodhimit, ndërsa në grupin e pemëve me bërthamë, kumbulla dominon me 41,0% të prodhimit.
  • Prodhimi i ullinjve gjatë vitit 2025 arriti në 143.383 tonë me një ulje prej 2,3%, krahasuar me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përfaqësojne 83,2% të prodhimit total të ullinjve në vend, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të ullirit në Shqipëri.
  • Prodhimi gjithsej i agrumeve në vend është 59.417 tonë, me Qarkun Vlorë kontribues kryesor në me 60,9%, të prodhimit gjithsej në vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds