Nxënësit e klasës së 6-të të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” prezantuan projektin “Ekspozita”. Në këtë ekspozitë nxënësit shpalosën fantazinë, kreativitetin, teknologjinë dhe inovacionin përmes punimeve të realizuara prej tyre të cilat u bazuan në njohuritë e marra nga lëndë të ndryshme mësimore si biologjia, historia, edukimi fizik dhe lëndë të tjera të klasës së gjashtë.

Gjatë punës për realizimin e këtij projekti nxënësit përfituan edhe njohuri e aftësi të reja të cilat shkojnë përtej mësimit në klasë duke zhvilluar punën në grup, mendimin krijues dhe aftësitë praktike.

Mësuese Elsa, e cila i shoqëroi nxënësit në këtë projekt u shpreh se qëllimi i tij ishte ndërthurja e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor me praktikën duke i konkretizuar ato përmes objekteve tredimensionale të punuara nga vetë nxënësit.

Sinc Ekspozita u mirëprit nga të pranishmit duke dëshmuar përkushtimin e nxënësve dhe rëndësinë e metodave bashkëkohore të të nxënit, ku teoria dhe praktika ndërthuren së bashku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds