Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, marrëveshje e cila është ofruar me një javë për miratim.

Mes të tjerash Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj deputetëve për mungesat apo mosangazhimin në seancat parlamentare.

Ramës u ka kërkuar deputetëve pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

Kujtojmë se seanca e kaluar, nuk ishte e zakonshme, pasi pati kaos dhe përplasje, pasi opozita vijoi me skenarin e saj në Kuvend, duke hedhur tymuese dhe shashka. Sakaq, mes kaosit u miratua buxheti i vitit 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *