Policia e Tiranës ka dhënë detaje paraprake lidhur me grabitjen e ndodhur mesditën e sotme në një filial të OTP Bank në kryeqytet.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është regjistruar rreth orës 12:26 në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohet të ketë qenë armë, ka marrë një shumë parash.

Pas grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe ka angazhuar të gjitha shërbimet në terren për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi:

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *