Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot Kurban Bajramin.

Mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive dhe shesheve kryesore për faljen e namazit dhe lutjet për paqe, begati dhe harmoni familjare.

Në Shkodër, qindra besimtarë u mblodhën për faljen e namazit, ndërsa Myftiu Muhamed Sytari bëri thirrje për më shumë përkushtim ndaj familjes dhe mbështetje për shtresat në nevojë, duke e cilësuar emigrimin si një nga plagët e shoqërisë shqiptare.

Ceremoni të ngjashme u zhvilluan edhe në Elbasan, Fier, Durrës, Berat, Korçë, Gjirokastër, Kavajë, Pukë, Kukës dhe Sarandë, ku myftinjtë dhe imamët përcollën mesazhe solidariteti, dashurie dhe ndihme për njerëzit në vështirësi.

Pas faljes së namazit, besimtarët vijuan traditën e therjes së kurbanit dhe u mblodhën pranë familjeve të tyre, duke ndarë sofrat me të afërm dhe persona në nevojë.

Në ambientet e KMSH-së ka mbërritur Kryepeshkopi Ortodoks, Imzot Joani, i cili ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds