Në ambientet e Qendrës Kulturore për Fëmijë në Lushnjë është zhvilluar për të dytin vit radhazi konkursi artistik “Këndojmë, luajmë dhe vallëzojmë” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të bashkisë Lushnjë.

Qëllimi i aktivitetit ishte përçimi i dashurisë për traditën kombëtare dhe vlerat folklorike shqiptare përmes këngës, vallëzimit dhe lojërave popullore të nxënësve.

Sipas Drejtorit të Qendrës Kulturore për Fëmijë Saimir Brahja, një juri e QKF-së vlerësoi me diploma grupet më të mira sipas performancës.

Çmimin e parë e fituan nxënësit e talentuar të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” të drejtuar nga mësuesi i muzikës Beniamin Ademi dhe mësuesi i Edukimit Fizik Klevis Gjoni, ndërsa çmimin e dytë e mori shkolla “Kongresi i Lushnjës” dhe Çmimi i tretë iu dha shkollës “Zgjanë”, ndërsa çmimin inkurajues shkolla “Gafurr Muço”.

Në kategoritë e veçanta, grupi më i mirë folklorik u vlerësua ai i shkollës “Rrapi Mërtiri”, ndërsa zëri më i spikatur në interpretimin e këngës popullore u shpall nxënësi nga shkolla “Skënder Libohova”.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kulturore për Fëmijë në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Lushnjë, duke sjellë një atmosferë festive dhe plot ngjyra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds