Një tragjedi ka tronditur Maldiveve, pasi trupat e dy zhytësve italianë që humbën jetën gjatë eksplorimit të një shpelle nënujore janë gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, ndërsa operacioni vijon për gjetjen e dy personave të tjerë të zhdukur.
Sipas autoriteteve, zhytësit ishin pjesë e një ekipi prej pesë anëtarësh që hynë në shpellën nënujore javën e kaluar. Trupi i instruktorit të grupit ishte gjetur që të premten, ndërsa dy trupat e tjerë u lokalizuan në një thellësi prej rreth 30 metrash.
Operacioni u realizua nga një ekip special zhytësish finlandezë, të cilët iu bashkuan kërkimeve këtë javë. Pas nxjerrjes nga shpella, trupat u transportuan në sipërfaqe nga zhytësit maldivianë dhe policia lokale.
Sono entrate nel vivo le complesse operazioni di recupero dei corpi dei sub italiani morti alle Maldive. I sommozzatori finlandesi hanno recuperato i corpi di due delle quattro vittime. “Gli altri due forse verranno recuperati domani”, ha detto il portavoce del governo delle… pic.twitter.com/lEcNvuB506
— Repubblica (@repubblica) May 19, 2026
Zëdhënësi i autoriteteve, Mohamed Hussein Sharif, deklaroi për Reuters se identitetet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por bëhet fjalë për trupin e një burri dhe një gruaje.
Ekipi i zhytjes drejtohej nga Monica Montefalcone, 51 vjeç, profesoreshë në Universitetin e Xhenovës dhe ekologe detare e njohur, e cila kishte eksperiencë të gjatë në ujërat e Oqeanit Indian. Në ekspeditë merrte pjesë edhe vajza e saj.
Autoritetet në Maldive po hetojnë shkaqet e aksidentit, i cili konsiderohet incidenti më vdekjeprurës në historinë e zhytjeve në vend. Dyshohet se ekipi mund të ketë zbritur në thellësi më të mëdha nga sa ishte planifikuar fillimisht.
Sipas planit të autoriteteve, trupat e dy zhytësve të tjerë pritet të nxirren nesër nga e njëjta shpellë, e cila ndodhet rreth 60 metra nën sipërfaqen e ujit në atolin Vaavu, në jug të kryeqytetit Male.
