Marrëdhënia burrë-grua mund të jetë universale, por një komedi italiane gjithësesi duhet përshtatur për publikun shqiptar. “Simfonia e fatit” vjen në Shqipëri për herë të parë dhe eksluzivisht në Fier, me synimin e Drejtorisë së Artit për shfaqje cilësore. Një komedi ku aktorët janë lënë në lirshmëri për të sjellë tek publiku një realitet universal, thotë regjisorja Driada Dervishi.
Kalendari artistik i muajit nisi me “Simfonia e Fatit” e cila do të shfaqet edhe dy netë të tjera. Me një kastë aktorësh të njohur si Olta Daku, Neritan Liçaj dhe Xhuliano Brisku, shfaqja është pritur me duatrokitje nga publiku fierak.
Gjatë muajit maj në teatrin “Bylis” shfaqen 6 vepra, 5 prej të cilave janë premierë.
Mes debutimeve të të mëdhenjve të skënës, për herë të parë axhenda artistike përfshin edhe shfaqjet e festivalit të të rinjve duke pasuruar repertorin e shfaqjeve në teatër.
