Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në lagjen nr. 1 në Sarandë.

I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë plagë në zonën e gjoksit, por gjendja e tij raportohet relativisht e qëndrueshme.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Deri tani nuk ka informacione zyrtare për autorin apo shkaqet e konfliktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds