Gjykata ka shpallur të pafajshëm Ylli Berishën, lypës prej 17 vitesh, që u akuzua se ka shkelur ligjin dhe krimi që ai ka bërë është lypja.

Akuza ka deklaruar se ai duhet shpallet fajtor pasi 2 vjet më parë kundërshtoi policinë, e cila e urdhëroi të mos lypte pranë Farmacisë 10 dhe për këtë arsye ai u shoqërua në komisariat.

Por 46-vjecari nuk u bind dhe pas veprimeve hetimore përfundoi i pandehur në gjykatë.

Prokuroria kërkoi dënimin me dy muaj burg të Berishës për akuzën e mosbindjes së policisë, dënim që u sugjerua të konvertohet në katër muaj shërbim prove.

“Pafajësi, sepse nuk kam bërë asgjë. Më kanë kapur duke lypur, nuk kam ku të ha. Pension merrja, por nuk marr më”, tha Berisha për Top Channel.

Nga ngjarja me policinë 46-vjecari nuk lyp më në Tiranë, por është zhvendosur në Fushë-Krujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds