Kreu i qeverisë shqiptare gjatë fjalës së tij sot gjatë firmosjes së marrëveshjes për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, u ndal sërish te synimi i vendit tonë për t’u bërë pjesë e BE.

“Jemi këtu për diçka që është shumë e rëndësishme për ne, ja pse deshëm ta theksojmë sa më shumë këtë vizitë me bankën Europiane të Investimeve, sepse për ne është shumë e rëndësishme nevoja për të bërë gjithçka të jetë e mundur për ata që i besojnë sipërmarrjes së lirë.

E dashur Nadia, para se të vinim këtu më pyete ‘pse vazhdojmë të këmbëngulim të bëhemi pjesë e BE?’.

Kam një përgjigje shumë të thjeshtë: sepse nuk ka alternativë për kundrejt lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds