Projekti “ Parku inteligjent i bletëve” i shpallur fitues në Festivalin Kombëtar të Shkencës , iniciuar për herë të parë nga Ministria e Arsimit është produkt i nje pune 4 mujore të ekipit realizues të përbërë prej 5 nxënësish. Sipas koordinatores së projektit Erviola Konomi, ai u përzgjodh mes 30 projekteve që kaluan fazën e katërt duke lënë pas 300 projekte nga të gjithë gjimnazet e Shqipërisë.
Projekti sipas nxënësit prezantues Sokol Baxhia përbëhet nga disa sektorë; Sektori i kreativitetit, i teknologjise , i krijimit te biznesit dhe ai shendetesor.
Një ndër elementët e vecantë të projektit është krijimi i lëndës djegëse Bioiedisel i krijuar nga alga e ujërave të embla “Spirogyra”.
Sipas mesuesit te kimise Selam Serjani, ndotja është kthyer një problem madhor global, ndaj jemi drejtuar biomasave siç janë algat nëpërmjet të cilave mund të prodhohet karburanti Biodiesel.
Çmimi i parë në këtë festival ishte nje suprize për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës “ Zhani Ciko” ka pohuar mes emocionesh nxënësja Sara Dedgjonaj.
Ndërkohë sipas drejtorit Ervis Hyseni, shkolla “Zhani Ciko” në Patos, ka një përvojë disavjecare në fushën e realizimit të projekteve inovative , dhe është fituese e disa çmimeve të para në konkurse në rang europian .
Festivali i Shkencës synon të nxisë kreativitetin e nxënësve dhe aftësitë kërkimore për të eksploruar botën e shkencës.
