Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendër të Fier-Sheganit. Një motoçikletë e drejtuar nga një 65 vjeçar është përplasur me një mjet tip Benz në sensin e lëvizjes drejt Beratit. Drejtuesi i motoçikletës është dëmtuar nga përplasja e fortë dhe është nisur me urgjencë nga ambulanca në në spitalin e Lushnjës ku sipas bluzave të bardha gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e qarkullimit rrugor të cilët fillimisht kanë disiplinuar trafikun në aksin rrugor kombëtar lindje-Berat e anasjelltas, ndërsa grupi hetimor ka kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë dalja e mjetit tip Benz nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore dhe kjo ka shkaktuar aksidentin. Për fat të mirë drejtuesi i motoçikletës kishte të vendosur kaskën mbrojtëse e cila dyshohet se ka luajtur një rol kyç në shpëtimin e jetës së tij nga përplasja e fortë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds