Ashtu siç ishte parashikuar, Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare e cila sapo ka nisur, për zgjedhjen e Presidentit të ri. Teksa dita e sotme përkon dhe me skadimin e afatit kushtetues, prania e deputetëve në sallë është e paktë. Deri më tanki nuk konfirmohet nëse opozita do të jetë e pranishme në seancë.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidate për postin e Presidentes; Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë, ku Rushiti siguroi 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Procesi dje u zhvillua pa praninë e partive opozitare, të cilat bojkotuan seancën. Kujtojmë se në postin e Presidentes ishte Vjosa Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds