Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak për muajin prill nisi me vonesë për shkak të mungesës së këshilltarëve të pozitës dhe opozitës. Pasi u bënë 21 këshilltarë mbledhja filloi me leximuin e rendit të ditës:

Kryetarja e bashkisë Sefa flet për rëndësinë e mbështetjes financiare për “Miss Lushnja 2026”.

Miratimi i fondit për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondet e buxhetit vendor për muajin mars 2026.

Përfundimi i procedurave të privatizimit për banesat shtetërore që kanë mbetur pa u regjistruar në D.V.A.SH.K. Lushnjë.

Përdorimi i fondit rezervë për realizimin e projektit kulturor dhe rinor  “Miss Lushnja 2026”.

Gjithashtu u diskutuan edhe probleme të tjera që shqetësojnë qytetarët jashtë rendit të ditës, si kërkesa nga këshilltarët e opozitës për marrjen e masave për sigurinë më të larta tek varrezat publike pas ngjarjes së fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds