Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale, të cilat kanë çuar në shpallje në kërkim dhe referime materialesh në Prokurori për raste të ndryshme penale. 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.01.2026, për një automjet të shpallur në kërkim, pasi dyshohej se ishte vjedhur gjatë natës në fshatin Ferras, Divjakë, ju informojmë se ky automjet është gjetur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, i aksidentuar dhe i braktisur.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në vite të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

– L. N., 21 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krëhër arme zjarri me disa fishekë;

– ⁠A. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sirenë e ngjashme me atë të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds