Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën Koutaranto, në rajonin Lasithi të Greqisë, ku një konflikt mes fermerëve të bagëtive përfundoi me gjakderdhje. Sipas mediave lokale, një 36-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pas një përleshjeje me thika, që dyshohet të ketë nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi tokën dhe kullotat.

Në incident janë përfshirë dy vëllezër, 27 dhe 34 vjeç, si dhe një grua 68-vjeçare. Debati mes palëve ka përshkallëzuar shpejt, pasi bagëtitë e 36-vjeçarit dyshohet se kishin hyrë në tokën e vëllezërve.

Raportohet se fillimisht ka pasur një përplasje verbale, ku gruaja më e moshuar ka ofenduar 36-vjeçarin, ndërsa më pas situata ka dalë jashtë kontrollit. Dy vëllezërit e kanë sulmuar atë me mjete të mprehta, duke e goditur disa herë në bark dhe në krah. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Agios Nikolaos, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse do të qëndrojë për trajtim të mëtejshëm.

Autoritetet policore kanë arrestuar dy vëllezërit, të cilët po mbahen në komisariatin lokal, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds