Në prag të çeljes së sezonit turistik, teksa ka nisur pastrimi i vijës bregdetare të Darëzezës, ndotja alarmante e kolektorit të Levanit nga stallat e bagëtive që ndodhen në zonë  vijon të mbetet problem madhor e i pazgjidhur. Sipas banorëve kjo situatë vijon prej vitesh duke u dëmtuar tokat bujqësore dhe sëmurur bagëtitë. Ata pohojnë të indinjuar se shkak i ndotjes janë stallat e kafshëve që ndodhen pranë dhe që shkarkojnë të gjitha mbetjet organike në ujërat e kolektorit.

Banorët shprehen gjithashtu se shqetësues mbetet fakti se uji i ndotur që ndodhet në këtë kolektor tërhiqet nga hidrovori i Darëzezes dhe më pas derdhet në det duke rreikuar të kthehet në burim infeksioni.

Ndërkohë peshkatarët kujtojnë me nostalgji kohën kur ujrat e këtij kolektori kanë qënë te pastra  , teksa theksojnë se ndotja ka reduktuar ndjeshëm edhe gjallesat ujore.

Përballë kësaj situate, banorët apelojnë njëzëri që institucionet përgjegjëse të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj situate te pandryshueshme prej vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds