Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ku mes të tjerash ka vlerësuar bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes.
Trump shkruan se vlerëson Osmanin si një mike të SHBA dhe thekson se pret me padurim vijimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.
“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë. Po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim”, shkruhet në letër.

