Instituti i Statistikave ka ndarë të dhënat e grumbulluara nga muaji që lamë pas lidhur me ecurinë e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere.
Sipas INSTAT, në muajin mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë janë: Kosova me 7,2% dhe Greqia me 38,3%.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rënien më të madhe, janë: Italia me 7,0% dhe Spanja me 74,3 %.
Në muajin mars 2026, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me marsin e vitit 2025 janë: Kina me 33,3% dhe Gjermania me 15,3%. Ndërsa sipas të dhënave, vendet me të cilat importet kanë pasur rënien më të madhe janë: Italia me 6,0 % dhe Turqia me 9,7%.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 55,2% të gjithë tregtisë, thekson INSTAT.
Po gjatë së njëjtës peruidhë, tregtia e mallrave drejt vendeve të Bashkimit Europian ka zënë gjithsej këto shifta: eksportet me 69,4% dhe importet nga vendet e BE-së me 49,5%.
