Qindra mbështetës të Partisë Demokratike nga Lushnja pritet të marrin pjesë në protestën e thirrur këtë të premte nga opozita në Tiranë.
Partia Demokratike, dega Lushnjë, ka bërë të ditur se qytetarët kanë nisur të udhëtojnë drejt kryeqytetit që në orët e para të mëngjesit, ndërsa lëvizjet do të vijojnë edhe gjatë gjithë ditës në mënyrë individuale.
Ndryshe nga herët e tjera, Sekretari Politik i PD-së në Lushnjë, Klement Çela, deklaron se kësaj here pjesëmarrja nuk kufizohet vetëm tek strukturat partiake, por përfshin edhe qindra qytetarë të paangazhuar politikisht, të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre në protestë.
Protestës pritet t’i bashkohen edhe fermerë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve të imputeve bujqësore dhe të naftës.
