Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjën, Saimir Korreshi, ka vijuar edhe në këtë seancë plenare në Kuvend, denoncimet për situatën në spitalin e Lushnjës.
Ai ngriti shqetësimin për mungesën e medikamenteve dhe aparaturave, duke e cilësuar këtë si një problem serioz për qytetarët e zonës. Me tone ironike, Korreshi u shpreh se po kërkon numrin e Ministres së Shëndetësisë për ta telefonuar, me qëllim që ajo të paraqitet në interpelancë dhe të japë llogari për gjendjen në këtë institucion shëndetësor.
Sipas tij, situata në spitalin e Lushnjës kërkon reagim të menjëhershëm dhe marrje përgjegjësish nga institucionet përkatëse.
