Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zjarrin e rënë në një pallat 12-katësh në Tiranë ditën e djeshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të arrestuarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Sakaq, në pranga ka përfunduar edhe administratori i pallatit.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds